Petrit Hasa, Drejtor Ekzekutiv

Petrit Hasa është Drejtori Ekzekutiv i Europolice Federation of Albania njëkohësisht edhe Themelues i saj.  Ai ka kryer studimet në fushën e drejtësisë në Universitetin e Shkodrës në vitin 1999 dhe studimet master në drejtësi në Universitetin Kristal në vitin 2009. Ka kryer detyra të ndryshme në sektorin publik dhe atë privat. Ka një përvojë të pasur në fushën e biznesit. Në periudhën 2013-2016 ka kryer detyrën e drejtorit në Inspektoratin e Ndërtimit Urbanë pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit . Nga viti 2006 është Drejtor Ekzekutiv i EPFAL.

 

Vasillaq Jani, Sekretar i Përgjithshëm

Vasillaq Jani është Sekretar i Përgjithshëm i EPFAL si dhe bashkëthemelues i organizatës. Ai është dipllomuar në vitin 2000 për Ekomomi Biznes, në Universitetin e Tiranë. Ka punuar në sektorin privat si biznesmen. Në periudhën 2011-2020  ka qenë  Drejtor i CEO të AGNA Grup Company në Gjirokastër. Nga viti 2006 është Sekretar i Përgjithshëm i EPFAL. Flet rrjedhshëm gjuhën greke dhe ka njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

 

PhD. Skënder Kadiu , Drejtor i Përgjithshëm

Skender Kadiu është Drejtor i Përgjithshëm i Europolice Federation of Albania. Ai ka shërbyer për rreth 40 vjet në Forcat e Armatosura shqiptare, duke kryer detyra të ndryshme në nivel komandimi, drejtimi dhe edukimi. Ka mbaruar studimet ushtarake në  Shkollën e Lartë të Oficerëve dhe Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm në Shqipëri. Ka kryer studimet në  Institutin e Lartë të Shtabit të Përgjithshëm  Interforcë (ISSMI) në vitin 2000 në Itali, ku mori edhe titullin “Master në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe strategjinë ushtarake”, një diplomë master e dhënë nga Fakulteti i Shkencave Politike të Universitetit të Milanos. Gjithashtu në vitet 2003-2004  ka kryer studimet në  Institutin e Lartë të Studimeve të Mbrojtjes (IASD), në Itali. Në vitin 2009 ka mbrojtur doktoraturën në Akademinë e Mbrojtjes, në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore. Ai ka një përvojë të vlefshme në fushën e hartimit të politikave të menaxhimit të burimeve njerëzore. Është autor i shumë shkrimeve , botimeve dhe studimeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes dhe pjesmarrës aktiv në hartimin e akteve normative që rregullojnë veprimtarinë e FA në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore. Ka njhuri të mira të  gjuhës angleze dhe italiane.

 

      Prof.Asc.Ervin Karamuço, Drejtor për Projektet

Profesor i Asociuar Ervin Karamuço është Drejtor për Projektet i Europolice Federation of Albania. Ai është diplmuar në fushën e drejtësisë në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 2000 dhe ka ndjekur studimet pasuniversitare dhe diplomuar në nivelin Master Shkencor në Studime Evropiane për të drejtat e njeriut dhe politikat penale evropiane pranë ISE Tiranë (2006), është diplomuar me gradën shkencore Doktor i Shkencave pranë ISE Tiranë, mbi të drejtat e njeriut, rolin e Ombudsmanit dhe integrimin evropian (2015) , si dhe ka fituar titullin akademik Profesor i Asociuar në vitin (2016) pranë UAMD Durres.

Ka punuar në në nivele të larta drejtuese të administratës publike dhe si profesor  i së drejtës  në Universitetin e Tiranës dhe atë të Durrësit. Ka ndjekur shume trajnime brenda dhe jashtë vendit, në fushën e të drejtave të njeriut dhe krimet e luftës. Ai është autor i shumë botimeve dhe studimeve në fushën e dretësisë dhe kriminalistikës, është prezent në mënyrë aktive dhe profesionale në median e shkruar dhe atë audiovizive. Ka marrë pjesë në disa konferenca shkencore dhe aktivitete ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut, mbi proceset integruese të shqipërisë, për korrupsionin dhe krimin e organizuar, për forcimin e rolit të Avokatit të Popullit, për mbrojtjen e të dhenave personale etj.

Ai ka një përvojë të pasur profesionale dhe një kontribut të spikatur në fushën e mësimdhënjes për drejtësi në disa universitete, në  dhënien e ekspertizës për institucione dhe organizma kombëtar dhe ndërkombëtar, si këshillatr i Presidentit të Republikës në periudhën 2014-2017.

Është dekoruar në vitin 2011 nga Presidenti i Republikës me Medaljen “Për Merita të Veçanta Civile” për kontributin e shquar në ngritjen dhe vënien në funksionim të Mekanizmit Kombëtar të Parandalimit të Torturës në Shqipëri, një strukturë e ngritur në kuadër të Konventës së OKB kundër Torturës dhe raportuese në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar mbi të drejtat e njeriut. Gjithashtu është  vlerësuar me titull nderi nga Shteti i Zakatekës Meksikë (Vizitor i Nderi), për kontributin e dhënë si përfaqësues i rrjetit të OKB të institucioneve të pavarura kombëtare të të drejtave të njeriut, në hartimin e Deklaratës së Zakatekës për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve dhe familjeve të tyre.

Për më shumë në lidhje me CV e Profesor Asociuar Ervin Karamuço shiko linkun http://ëëë.gjykataelarte.gov.al/ëeb/ervin_karamuco_cv_6130.pdf