• Vizioni
Vizioni i EPFAL është: Qytetarë dhe institucione të fortë dhe të aftë për të reaguar për të forcuar sigurinë dhe rendin publik në vend dhe për të krijuar një mjedis më të sigurt për të gjithë.
• Misioni
Misioni i EPFAL është të forcojë rolin e qytetarëve, të shqërisë civile dhe institucioneve për çështjet e sigurisë dhe rendin publik në vend, përmes avokimit të politikave, si dhe ndërgjegjësimit dhe pjesëmarrjes qytetare.
• Objektivat
Bazuar në Statutin dhe Vendimin e Regjistrimit,objektivat kryesore të EPFAL janë:
- Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit;
- Promovimi i edukimit, trajnimit, prezantimit me njohuritë dhe përvojën e subjekteve me përvojë në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj në fushën e rendit dhe qetësisë publike, sigurinë rrugore, mbrojtjen nga zjarri dhe ndihmën në rast fatkeqësish dhe fatkeqësish natyrore;
- Ndihma për viktimat e krimit dhe të afërmit e tyre;
- Lufta kundër terrorizmit;
- Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore;
- Lufta kundër tregtisë së narkotikëve:
- Lufta kundër krimit të teknologjisë së lartë etj.
- Rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve për rëndësinë e sigurisë dhe bashkëpunimi me strukturat e sigurisë:
- Ndihma në trafikun rrugor dhe kufitar
- Mbrojtja nga zjarret dhe ndihma në rast katastrofash dhe fatkeqësishë natyrore,
- Dhënia e udhëzimeve në zhvillimin e sigurisë dhe bashkëpunimi me të gjitha strukturat e sigurisë në Republikën e Shqipërisë.
- Të marrë pjesë në mënyrë të njohur dhe novatore në politikat e sigurisë në Republikën e Shqipërisë, duke e pasuruar dhe promovuar atë në një shkallë më të gjerë evropiane dhe botërore.