1.About us

 

Europolice Federation of Albania ( EPFAL) është një organizatë jo qeveritare dhe jo fitimprurëse, e cila është krijuar me Vendim Nr. 6534, datë 17.09.2020, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ajo është krijuar me mbështetjen dhe sipas modelit të organizatës ndërkombëtare Europolice Federation. Ajo operon në fushën e sigurisë dhe rendit publik dhe ka marrdhenie partneriteti me një sërë organizatash dhe institucionesh brenda dhe jashtë vendit.

EPFAL është e përbërë nga një grup të rinjësh me iniciativë dhe dëshirën për të bërë ndryshimin në shoqërinë shqipëtare dhe për të kontribuar dhe promovuar përvojat më të mira për çështjet e sigurisë dhe rendit publik.