Fushat kryesore
të veprimtarise së Europolice Federation of Albania janë:
Fushat kryesore të veprimtarise së Europolice Federation of Albania janë:
➣ Lufta kundër kriminalitetit në Republikën e Shqipërisë;
➣ Promovimi i eksperiencave më të mira në fushën e sigurisë dhe rendit publik, si dhe organizimi i trajnimeve afatshkurtëra për çështjet e sigurisë dhe rendit publik.
➣ Ndihmë ndaj viktimave të veprave kriminale dhe të afërmve të tyre;
➣ Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit;
➣ Lufta kundër Terrorizmit;
➣ Lufta kundër tregtisë së qënieve njerëzore;
➣ Lufta kundër tregtisë së narkotikëve:
➣ Lufta kundër krimit të teknologjisë së lartë dhe pastrimit të parave;
➣ Rritja e vetëdijes qytetare mbi rëndesinë e sigurisë dhe të bashkëpunimit me strukturat e sigurisë:
➣ Ndihmë në qarkullimin rrugor dhe kufitar,
➣ Përgatitja e sygjerimeve dhe rekomandimeve për përmirësimin e sigurisë dhe bashkëpunimit në vend me të gjitha strukturat e sigurisë në
Republikën e Shqipërisë.
➣ Përballimi i emergjencave civile dhe fatkeqësive natyrore
Në interes të këtij objektivi :
➣ Organizojmë fushata ndërgjegjësimi për uljen e kriminalitetit, duke targetuar grupmosha dhe komunitetet më vulnerabël;
➣ Ofroujmë ekspertizë nëpërmjet konsultimit publik për përmirësimin e programeve dhe kurrikulave mësimore për edukimin në fushën e sigurisë publike;
➣ Organizojmë seminare/ëorkshope/takime me shoqërinë civile dhe përfaqësues të institucioneve të sigurisë për të diskutuar dhe për të ndarë përvojat më të mira për çështje lidhur me sigurinë në vend dhe rajon.
➣ Organizojmë trajnime në fushën e emergjencave civile e fatkeqësive natyrore, si në fushën e parandalimit ashtu dhe në atë të reagimit qytetare;
krimit dhe të afërmve të tyre dhe integrimin e tyre në komunitet;
➣ Bashkëpunojmë, koordinojmë dhe organizojmë aktivitete të përbashkëta me partneret në fushën e sigurisë publike dhe analizimin e
metodave inovative dhe bashkëkohore në luftës kundër kriminalitetit dhe terrorizmit;
➣ Bashkëpunojmë me institucionet dhe agjencitë shtetërore ligjzbatuese duke ofruar ekspertizë në të gjitha fazat e politikëbërjes.
➣ Ofrojmë asistence strukturave të sigurisë për ngritjen dhe funksionimin e modeleve më të përparuara të trajnimit dhe edukimit, futjen e kurrikulave të reja dhe të
përshtashme në institucionet arsimore.
➣ Organizojmë dhe zhvillojmë trajnime konkrete në fusha të ndryshme me interes për strukturat e sigurisë, në bashkëpunim me ekspertë vendas dhe të huaj.
➣ Ofrojmë ndihme në interes të Akademisë së Rendit për futjen e koncepteve të reja në fushën e arsimimit dhe edukimit të pjestarëve të forvave të sigurisë
si dhe në hartimin e manualeve dhe doktrinave.
Forcimii rendit dhe sigurise publike ne vend.
➣ Ofrojmë asistence në forcimin e konceptit të Policimit në Komunitet.
➣ Kontribut dhe modele për rritjen e pjesëmarrjes së publikut në përmirësimin e sigurisë publike.
➣ Ndërmarrim projekte për ndërgjegjësimin e drejtuesve të automjeteve dhe qytetarëve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor , si dhe projekte për forcimin e sigurisë në pikat e kalimit kufitar;
➣ Kontribuojmë në përmirësimin e kuadrit rregullator për qarkullimin rrugor, si dhe në atë për hyrjen dhe daljen nga kufiri i RSH:
➣ Në një periudhë aftmesme parashikojmë që nëse është e nevojshme të kryejmë detyra përkrahë oficerëve të policisë rrugore, si dhe të organizojmë dhe zhvillojmë projekte të cilat janë në intëres të forcimit të kapaciteteve të Policisë Rrugore, si dhe nëinteres të forcimit të kapaciteteve për kontrollin e hyrje daljeve në kufi.
Mbrojtja nga zjarret dhe katastrofat natyrore
➣ Ndërmarrim projekte për ndërgjegjsimin e banorëve lokalë në zonat me rrisk të lart për mbrojtjen e mjedisit dhe pyjeve nga zjarret.
➣ Ofrojmë kontributin tonë nëpërmjet anëtarëve tanë në rast emergjencash dhe fatkeqësish natyrore;
➣ Kryejmë monitorime, studime dhe analiza në bashkëpunim me partnerët tanë për përcaktimin e rrezikut dhe kërcënimeve në fushën e emergjencave dhe fatkeqësive;
➣ Ofrojmë këshillime, sygjerime dhe rekomandime për përmirësimin e punës dhe kapaciteteve të emergjencave civile.
Ndihmë ndaj viktimave të krimit dhe të afërmeve të tyre
➣ Ofrojmë ndihmesë për mbrojtjen e viktimave të krimit;
➣ Ndërmarrim projekte në interes të këtij grupi me qëllim integrimin e tyre në shoqëri dhe nxitjen e sipërmarrjes së lirë;
➣ Ndërmarrim nisma për përmirësimin e kuadrit ligjor për mbështetjen e tyre.
Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
➣ Lufta kundër krimit të organizuar dhe koorupsionit përbën një nga drejtimet më të rëndësishme të veprimtarisë të organizatës. EPFAL Në interes të saj ne ndërmarrim një sërë veprimtarish:
➣ Nëdërmarrim analiza, vlerësime dhe studime mbi format dhe metodat që përdor krimi dhe koorupsioni;
➣ Ofrojmë seminare dhe ëorkshope për evidentimin e mënyrave më efikase për të luftuar krimin e organizuar, emirgacionin e paligjshëm, trafikun e qenjëvë njërëzore, trafikun e drogës, trafikun e armëve, pastrimin e parave, etj;
➣ Ofrojmë projekte që synojnë luftën ndaj këtyre formave të krimit, si dhe projekte për forcimin e ruajtjes së kufirit nga emigrimi i paligjshëm, projekte për ndërgjegjësimin e popullsisë lokale në vend, sidomos në zonat që prodhojnë më shumë emigracion të paligjshëm
ndaj vendeve të BE, për ndërgjegjsimin e tyre për pasojat sociale, ekonomik edhe shoqërore që sjell ky lloj emigracioni. Gjithashtu ofrojmë projekte për forcimin e bashkëpunimit nderkufitar dhe rajonal në interes të luftës ndaj krimit dhe koorupsionit.
Lufta kundër terrorizmit
➣ Ofrojmë analiza, vlerësime dhe studime për parandalimin e akteve tërroriste ;
➣ Ofrojmë projekte për parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në shoqëri.
Lufta kundër krimit kibernetik dhe në fushën e teknologjise.
➣ Ofrojmë analiza, vlerësime dhe studime për përcaktimin e rreziqeve kibernetike dhe forcimin e sigurisë kiberbetike;
➣ Ndërmarrim projekte me qëllim parandalimin e këtij fenomeni dhe forcimin e sigurisë.